
Burime pranë Newsport bëjnë me dije se finalja ndaj Egnatias është sfida e fundit e Emiliano Çelës në krye të Kukësit.
Finalja e Superkupës do të jetë lamtumira para merkatos për teknikun e klubit verior. Por, Çela do të mbetet në Kategorinë e Parë. Ai thjesht do të ndërrojë krahinë.
Pritet me shumë siguri që Besa të jetë destinacioni i radhës i trajnerit të bluve menjëherë pas mbylljes së impenjimeve në Superkupë ndaj rrogozhinasve.
Skuadra kavajase lufton për titullin dhe për ngjitjen në Superiore. Verdhezinjtë pritet t’ia bësojnë pankikën trajnerit të mirënjohur që nga administrator Biba i Kukësit u cilësua si më i miri i kategorisë së Parë.
Drejtuesi i kuëksit në intervistën e RTSH pohoi interesimin për trajnerin duke e cilësuar si një merkato trajnjerësh. Ai nuk pohoi largimin, thjesht oferta të mundshme e madje dhe nga jashtë shtetit.
E në fund mesa duket Kukësi është dorëzuar për të mbajtur Emilianon në gjirin e saj, me Besën që zëvendëson Mirel Josën me trajnerin “më të mirë” të kategorisë.