
Pogradeci po kalon një sezon mjaft të mirë në Kategorinë e Parë, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë që e mban në zonën e Play Off-it. Gjithashtu, edhe Suleiman Danladi që u bë pjesë e ekipit liqenor në tetor të vitit 2023, po kalon një periudhë mjaft të mirë.
Mesfushori 24-vjeçar ka arritur të realizojë 3 gola këtë sezon me Pogradecin në 24 paraqitje në Kategorinë e Parë. Për pritshmëritë e këtij sezoni, Danladi ka dhënë një prononcim për “Newsport.al”.
Në fushë pozicionoheni si mesfushor difensiv, gjithashtu keni arritut të kontribuoni edhe me gola tek Pogradeci, si e komentoni këtë? Ka të bëjë puna e palodhur dhe lutjet që më bëjnë të eci përpara, nuk heq dorë kurrë nga ajo që dua të marr. Gjithmonë bëj më të mirën për t’i ndihmuar shokët e mi të skuadrës dhe në mënyrë të mirë pasi edhe ata po më ndihmojnë mua.
Kaluat një periudhë 4-vjeçare pa luajtur futboll, që nga shtatori i vitit 2019, deri në tetor të vitit 2023. Si ishte kjo periudhë për ju? Katër vite pa luajtur futboll ishin çmenduri, por ishte edhe dëmtimi në mes. Pasi u ktheva në fushë vazhdova të stërvitesha dita-ditës e deri sot.
Pogradeci po kalon një sezon mjaft të mirë dhe pozicionohet në vendin e 6-të, a mendoni se skuadra liqenore ka shanse të ngjitet në Kategorinë Superiore? Siç mund ta shihni, ne po bëjmë maksimumin në çdo ndeshje që luajmë dhe stafi po përpiqen sa më mirë që të shohin formën tonë më të mirë. Gjithçka mund të ndodhë, le të shohim deri në fund të sezonit.”, u shpreh Danladi. /Leonid BAJRAMI.