Skuadra nga qyteti i Vlorës shkatërroi pa mëshirë klubin e Kategorisë së Dytë që u duk sikur kishte vajtur për turizëm veror në qytetin bregdetar. Mirëpo, një fakt që po qarkullon dhe po mahnit botën është statistika e arritur nga një prej lojtarëve të huaj të pretendendëve për t’u ngjitur në Superiore.
Jose Cobian ka thyer një rekord shumë të vjetër. Rekordi mbahej nga Milorad Arsenjeviç që prej vitit 1933 dhe bëhet fjalë për asistet. Çekosllovaku në kohën e futbollit që nuk dallohet me këtë në ditët e sotme, arriti 7 asiste në një ndeshje të nacionales së tij. Meksikani i Flamurtarit arriti 8 asistime, 1 më shumë se mbajtësi i deritanishëm.
Cobian vendos kështu rekord absolut në futbollin botëror. @6 vjeçari i arriti të gjitha asistet kundër Devollit brenda një ndeshje, një gjë utopike kur bëhet fjalë për kompeticionin e dytë për nga rendësia dhe ku ekipet luajnë me më shumë sportivitet, me shumë prej tyre që nuk e marrin madje as seriozisht. I tillë qe rasti i devollasve, të cilët kënaqin vlonjatët sportdashës që kanë një rekord për të cilin të krenohen.