Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Besa ‘frikësohet’ nga Korabi, por në ndihmë i vjen Mirel Josa

Shkruar nga NEWSPORT
Besa ‘frikësohet’ nga Korabi, por në ndihmë i vjen
Mirel Josa

Besa e Kavajës do të luajë ditën e sotme përballë Korabit sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë. Ndeshja që do të zhvillohet në Rrogozhinë, do të startojë në orën 17:00.

Një sfidë në të cilën Korabi vjen më i motivuar, kjo edhe për shkak të sfidave të mërparshme mes këtyre dy ekipeve. Në 7 ndeshje, Korabi ka fituar 4, teksa 3 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Megjithatë, në ndihmë të Besës për këto rezultate negative i vjen trajneri, Mirel Josa. Ky i fundit është përballur 7 herë me trajnerin e Korabit, Agim Canaj, ndaj të cilit ka rezultate pozitive.

Në 7 ndeshje të zhvilluara kundër njëri-tjetrit, Josa ka fituar 4 prej tyre. Dy ndeshje të tjera janë fituar nga Canaj, teksa vetëm 1 ka përfunduar në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga