Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Befasoi Flamurtarin, Ditmar Bicaj: S'kisha menduar fitoren, kam frikë vetëkënaqësinë

Shkruar nga NEWSPORT
Befasoi Flamurtarin, Ditmar Bicaj: S'kisha menduar fitoren, kam frikë
 

Flamurtari u mposht 1-2 nga Burreli. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë.

Në përfundim të saj foli trajneri Ditmar Bicaj. Për RTSh Sport, Bicaj ishte mjaft i lumtur për fitoren por shprehu që duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

"Flamurtari është ekipi më i mirë i Kategorisë së Parë. Më mirë të luajmë me të javën e parë do të jetë më e vështirë në vazhdim. Ekipet që bëjnë afrime gjatë verës duan pak kohë. Nuk kisha menduar 3 pikë, kisha menduar mos të dilja me humbje nga Vlora po kjo fitore është shumë e bukur.

Kam zgjedhur djem besnikë, që stërviten shumë mirë. Pritshmëritë janë të mëdha. Janë djem që e kanë me shumë pasion futbollin.

Kemi 1 muaj që e përdorim Farrukun në atë pozicion. Sot ka bërë ndeshje fantastike. Komplimente jo vetëm Farrukut, por të gjithë ekipit.

E njihja Flamurtarin. E dija dhe lojtarët çfarë veçorish kanë. Gjithë kësaj jave i kam bezdisur lojtarët, me mbledhje dhe pamje

Këtë vit kemi formatuar ekipin me 70%. Ne kërkojmë që të jemi te 6 më të mirët

Frika më e madhe momentalisht është vetëkënaqësia. Do jemi me këmbë në tokë, nesër në 9 të mëngjesit kemi seancë stërvitore", u shpreh Bicaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga