
Vangjel Zguro
Besa dhe Pogradeci do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen finale të “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.
Në prag të këtij dueli, ka reaguar kapiteni i “liqenorëve”, Vangjel Zguro. Ky i fundit motivon të tijët dhe kërkon mbështetje edhe nga tifozët në këtë duel mjaft të rëndësishëm për ta.
“Të gjithë bashkë sot, për Pogradecin”, shkruan kapiteni Vangjel Zguro në rrjetet sociale. Kujtojmë që fituesi mes Besës dhe Pogradecit, do të përballet me Tiranën për aktin final drejt Superiores.

Postimi i Zguros
Poll