
Janë luajtur sot ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore U-19. Vlen të veçohet fitorja e Dinamos, skuadër e cila kishte 0 pikë deri në largimin e trajnerit Hans Tafaj. Por, pas divorcit me këtë të fundit, sot kryeqytetasit kanë triumfuar 1-0 ndaj Akademisë së Futbollit.
Tirana ka bërë detyrën duke fituar 6-0 me Skënderbeun, kurse Apolonia kryesuese nuk ndalet teksa ka shënuar plot 7 herë në portën e Vllaznisë. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme për moshat U-19, për Kategorinë Superiore.
KATEGORIA SUPERIORE| U1-9
FC Internacional – Teuta 1-3
Partizani – Laçi 0-0
Dinamo – Akademia e Futbollit 1-0
Apolonia – Vllaznia 7-0
Tirana – Skënderbeu 6-0
RENDITJA
1. Apolonia 19 pikë
2. Tirana 17 pikë
3. Laçi 16 pikë
4. Vllaznia 13 pikë
5. Teuta 12 pikë
6. Akademia e Futbollit 12 pikë
7. Skënderbeu 10 pikë
8. Partizani 9 pikë
9. FC Internacional 7 pikë
10. Dinamo 3 pikë