
Besëlidhja e Lezhës ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Korabit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Lezhianët zhbllokojnë shifrat e takimit në minutën e 8-të me Hoxhën, ndërsa 30 minuta më pas Camara dyfishon rezultatin.
Në pjesën e dytë, skuadra e Besëlidhjes mendon të hipotekojë fitoren duke shënuar me Balajn në minutën e 87-të. Pas kësaj ndeshje, ekipi i Besëlidhjes ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Korabit mbetet me 27 pikë në vendin e katërt.
Poll