Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KASTRIOTI bëhet gati për Superligën, flet zv. trajneri: Kemi nevojë ende për përforcime

Shkruar nga NEWSPORT
KASTRIOTI bëhet gati për Superligën, flet zv. trajneri: Kemi

Kastrioti zhvilloi ditën e djeshme një ndeshje miqësore me Ilirinë e Fushë-Krujës të fituar me rezultatin 3-1 nga krutanët.

Në një prononcim pas ndeshjes për mediat zëvëndës-trajneri Gëzim Rama foli lidhur me lojën e skuadrës si dhe pritshmëritë për sezonin e ri. Ai theksoi se ekipi është pothuajse gati për Superligën, por nevojiten ende disa përforcime.

"Fitorja e kësaj miqësoreje bën mirë për moralin, dhe për faktin që ishte e para fitore e këtyre miqësoreve që ne kemi zhvilluar. Pavarësisht kësaj, na duhet akoma punë e vazhdueshme, për t'i bërë ballë kampionatit dhe për të arritur objektivin e qëndrimit në elitë. Fakti që merkato mbyllet në fundin e muajit na jep mundësinë të plotësohemi në 2-3 pozicione ku kemi më shumë nevojë, në mënyrë që të hyjmë në garë më të fortë dhe të jemi sa më dinjitoz", është shprehur numri 2 i stolit të Kastriotit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga