Në ditën e parë të edicionit të 52-të, Kampionati Europian i Karatesë që mbahet në Koxhaeli të Turqisë, karateisti shqiptar nga Gostivari, Berat Jakupi në kategorinë 84 kg, është kualifikuar në finale, ku të shtunën do të përballet me karatestin nga Turqia Ugur Aktash. Jakupi në luftën e gjysmëfinales mundi grekun Xanos 1-0 me pikë.
Ndryshe, Jakupi është kampion i shumëfishtë ballkanik dhe kampion i katërfisht europian për U21, ndërsa për herë të parë arrin në një finale të evropianit për senior (të rinjtë).