Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Unë vetëm doja t'i plotësoja dëshirën", Edmond Kapllani  i bën "gjëmën" trajnerit në Gjermani

Shkruar nga NEWSPORT
"Unë vetëm doja t'i plotësoja dëshirën",

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Edmond Kapllani vazhdon ende karrierën e tij të futbollit, në SV 07 Elversberg, në Gjermani.

Edhe pse në moshë 35 vjeçare, Kapllani luan me ekipin që militon në kategoritë inferiore të futbollit gjerman.

Së fundmi, durrsaku është bërë faktor i shkarikimit të trajnerit Michael Ëiesinger nga drejtimi i klubit.

Ëiesinger mori në ekip Kapllanin, Milan Ivanan dhe Steffen Bohl, të cilët nuk plotësuan pritshmëritë dhe si pasojë trajneri u shkarkua.

Drejtori sportiv i ekipit, Roland Seitz në një intervistë për mediat, tha se ai dëshironte t'i plotësonte kërkesat trajnerit, prandaj e mori në ekip Kapllanin.

"Unë thjesht doja që ai të ishte i kënaqur dhe t'i plotësoja kërkesat", u shpreh Seitz.

Kujtojmë që Kapllani në karrierën e tij ka luajtur për Frankfurtin, Augsburgun dhe shumë ekipe të njohura gjermane./NEWSPORT.AL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga