Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kapiteni i Kosovës flet pas suksesit: Jemi në rritje, himni?: I mblodha të gjithë para ndeshjes për të marrë këtë vendim

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Kosovës flet pas suksesit: Jemi në rritje, himni?: I

Pas fitores që përfaqësueja e Kosovës ka regjistuar në miqësoren ndaj Shqipërisë, ka folur kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i cili ka vlerësuar lojën e zhvilluar. Ai ka zbuluar dhe detajin lidhur me himnin Kombëtar, duke zbuluar se ka folur para ndeshjes me lojtarët dhe kanë rënë në një mendje për ta kënduar të gjithë himnin.

"Është ndeshja e katërt që fitojmë rresht, ndeshja e tretë që nuk pësojmë. Kemi shumë punë për të bërë. Lojtarët do rriten dhe do bëjnë një punë më të mirë. Na ka munguar përvoja. Jemi një tjetër nivel. Nuk kam patur punë për të mbrojtur sot më shumë se sa kam organizuar lojë. Jemi munduar të mos humbasim topin. Në 2018 nuk duhet marrë asnjë ekip lehtë. Ne duhet të punojmë shumë. Të gjithë lojtarët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Pas pushimeve duhet të rikthehen të sigurt dhe të motivuar. Para lojës kam folur me të gjithë dhe kemi vendosur të këndojmë të gjithë një zeri himnin e Kombëtares pasi me atë jemi rritur dhe në fund të fundit jemi shqiptarë"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga