
Një derbi shqiptarësh do të luhet pasditen e sotme në kampionatin italian. Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Interin e Kristjan Asllanit.
Një sfidë e vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren, me Interin që mbetet favorit. Zikaltërit e Inzaghit kërkojnë 3 pikëshin për të vazhduar kryesimin. Në krahun tjetër pikët për bergamaskët janë mjaft të rëndësishme për të qenë pranë katërshes së parë.
Përsa i përket shqiptarëve në këtë ndeshje, Gjimshiti pritet ta nisë titullar, ndryshe nga Asllani që me shumë mundësi do të jetë në fushë nga minuta e parë e sfidës.
Poll