
Egnatia pret Vllazninë më 3 prill ora 15:00, për të luajtur ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje mund të shihet dhe si finale e parakohshme, mes 2 skuadrave që kanë qenë këtë sezon kryefjala e futbollit shqiptar.
Kjo pasi Egnatia dhe Vllaznia mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë në Superiore. Po ashtu të dyja skuadrat, kanë dominuar kompeticionin e Kupës së Shqipërisë në 3 sezonet e kaluara.
Egnatia ka fituar të fundit, ndërsa Vllaznia 2 të mëparshmet. Kështu kjo ndeshjet mbetet e gjitha për t’u shijuar pasi premton spektakël.
Poll