Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KAMZA ndjek shembullin e FLAMURTARIT, lojtarët bëjnë paralajmërimin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
KAMZA ndjek shembullin e FLAMURTARIT, lojtarët bëjnë

Atmosfera te Kamza është përkeqësuar në javën e fundit teksa 8 titullarë bojkotuan ndeshjen me Partizanin pasi nuk kanë marrë pagat prej disa muajsh. Kriza e marrëdhënieve midis presidentit të klubit Naim Qarrit dhe kreut të bashkisë Xhelal Mziu po agravon krizën brenda skuadrës, e cila i ka vendosur afat klubit për një javë për të zgjidhur ngërçin financiar.

Lajmin e bën me dije "RTSH Sport". Përveç problemeve financiare, skuadra rrezikon dhe rënien nga Kategoria Superiore teksa në sfidën e fundit me Partizanin, trajneri Gjoka mezi arriti të bindte disa prej lojtarëve të formonin 11-shen për të luajtur përballë të kuqve.

Demoralizimi u pa gjatë dhe pas ndeshjes, teksa tekniku Gjoka la të kuptohej se nëse nuk zgjidhet kriza mes palëve, edhe ai do të kërkojë derën për t'u larguar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga