Kamza kërkon të lërë pas kohën e turbullt të shkarkimit të Bledar Devollit. Në krye të kamzalinjve është vendosur Klodian Duro, i cili ka marrë në dorë frenat e skuadrës. Brenda 3 ditëve ekipin e presin 2 sfida që nuk duhen neglizhuar. Besa e pret Kamzën në shtëpinë e saj për të luajtur aktin e parë të fillimit të Kupës së Shqipërisë. 3 ditë më pas Duro dhe Kamza duhet të jenë gati për Kastriotin, ndaj të cilit nuk duhet të diskutohet fitorja. Përgatitjet kanë vazhduar me ritëm të lartë dhe kjo shihet dhe në fotot e postuara nga klubi i Kamzës.
" Foto nga stërvitja e djeshme e skuadrës. Trajneri Klodian Duro, së bashku me stafin e tij dhe grupin e futbollistëve po angazhohen maksimalisht për dy ndeshjet e rradhës ndaj Besës së Kavajës në Kupën e Shqipërisë dhe Kastriotit në kampionat."