
Pas firmave me lojtarët e Superiores, te Kamza kanë nisur të afrojnë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë premtues për të ardhmen. Sot me kamzalijtë ka firmosur djaloshi lushnjar Aldo Vodo. Ky i fundit u afrua verën e shkuar nga Apolonia, ndërsa në janar kaloi te Lushnja.
Ai u provua për disa ditë edhe te Korabi, por që nuk e bindi Mërgjyshin. Megjithatë, pas disa ditësh në provë te Kamza ai e ka bindur trajnerin Bledar Devolli, ndërsa i riu sot ka firmosur me presidentin Naim Qarri.
Poll