Kampioni i botës shënon “gol” jashtë fushe, sulmuesi argjentinas do të bëhet baba për herë të dytë
Shkruar nga NEWSPORT
Lautaro Martinez është padiskutim një nga liderat e Interit në Serie A. Argjentinasi me golat e tij ka arritur t’i dhurojë zikaltërve pikë të rëndësishme në kampionat por jo vetëm.
Një "gol" që vlen padiskutim më shumë se ai në lojë e ka shënuar jashtë fushës së blertë. “El Toro” do të bëhet baba për herë të dytë dhe ky është një lajm shumë i gëzueshëm për të dhe familjen e tij.
Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaros, është në pritje të ëmbël, lajm të cilin e kanë ndarë vetë modelja e kampionit të botës në Instagram me anë të një postimi, ndërsa gjinia e bebit nuk dihet ende.
“Familja jonë po zgjerohet dhe nuk mund të ishim më të lumtur. Presim me padurim. Është koha për një tjetër foshnjë të vogël për të na ndriçuar ditët dhe për të sjellë më shumë gëzim në shtëpinë tonë. Jam më shumë e lumtur seç kam ëndërruar ndonjëherë. Do të të dua gjithmonë”, shkruan bashkëshortja e Lautaros.