Izmir Smajlaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon mesazhin e dërguar për Luiz Ejllin. Ky i fundit është pjesë e Big Brother VIP Albania dhe në seksionin "Big Love" është njohur me mesazhin e kampionit shqiptar të atletikës.
Shkodrani duket se ka simpati të madhe për këngëtarin e për këtë i ka shkruar: "Je bërë dhe më i shpejtë se unë tani me atë vrapin rreth pishinës. Kur të dalësh të pres për garë. Suksese vëllai e na ka marrë malli. Të uroj të dalësh kampion".
Kujtojmë që Smajlaj është atlet në kërcimin për së gjati. Në këtë reality shoë që ka marrë vëmendjen e gjithe shqiptarëve, shkodrani duket se është tifoz i Luiz Ejllit.
[caption id="attachment_687418" align="alignnone" width="187"] Smajlaj-instagram[/caption]