Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Kampioni i Formula 1, Rosberg: Titulli për gruan dhe vajzën time. Çfarë gëzimi!

Shkruar nga NEWSPORT

Rosberg feston. 34 vjet pas babait të tij Keke, Niko bëhet kampion bote në Formula 1, duke imituar dyshen e parë baba-djalë që janë shpallur kampionë Graham dhe Damon Hill.

"Nuk ishte një ditë normale në punë dhe sigurisht nuk ishte gara më e këndshme e vitit për mua" u shpreh piloti gjerman i Mercedesit pas suksesit.

 

"Në fillim ishte Maks Verstapen që garoi ashpër e më pas të tjerët. Nuk jam i kënaqur nga gara, por jam i lumtur më në fund, sepse ia dola të shpallen kampion bote.

Ia dedikoj këtë fitore bashkëshortes dhe vajzës sime. Jam i lumtur që ia dola të shpallem kampion në Formula 1, njësoj si im atë. Përgëzoj dhe Luis Hamilton, ishte një kundërshtar i shkëlqyer, gjithnjë i shpejtë", përfundoi pas garës së Abu Dhabit, Niko Rosberg.

[caption id="attachment_58481" align="alignnone" width="511"]ros Niko Rosberg, piloti gjerman i Mercedes Benz[/caption]

 

 

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga