
Golden State Warriors kanë vazhduar serinë pozitive në NBA. Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë edhe fitoren e 10-të radhazi, teksa kanë triumfuar në derbin e mbrëmjes përballë Boston Celtics 111:115. Kevin Durant ka qenë i pandalshëm në këtë takim me 33 pikë, tre asistime e nëntë kërcime.
Pas kësaj fitore Golden State Warriors vazhdojnë të mbetën në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me 35 fitore e 14 humbje. Në anën tjetër Celtics janë në vendin e pestë në Lindje me 30 fitore e 19 humbje.
Poll