
Para Krishtlindjeve, tifozët e NBA jo vetëm në SHBA por në mbarë Botën kanë marrë "dhuratën" e këtyre festave. Spektakli dhe "magjia" kanë qenë sërish të pranishme në pallatet e sportit në Amerikë. Liga më e fortë e basketbollit në Botë ka ofruar disa takime interesante. Kështu surprizuese ka qenë humbja e kampionëve të Golden State përballë Denver Nuggets në shifrat 81-96. Për Warriors u ndje mungesa e Steph Curry.
Oklahoma City Thunder mundi me rezultatin 103-89 Utahh Jazz ndërsa LA Lakers humbën kundër Trail Blazers me rezultatin e ngushtë 92-95. San Antonio vazhduan me formën e mirë kundër Kings ndaj të cilëve triumfuan në shifrat 108-99. Spektakël i vërtetë ka qenë takimi mes Memphis Grizlies dhe LA Clippers. Ndeshja përfundoi në shifrat 115-112 për Grizlies. Ndërkohë Phoenix Suns "ranë" kundër Minessota Timberwolves me shifrat në fund të takimit 106-115 në favor të Timberwolves.