
Real Madrid luan sonte në orën 21:00 në Santiago Bernabeu ndeshjen e javës së dytë të grupeve në Champions League. Kampionët presin gjermanët e Leipzig për të mbyllur sa më shpejt llogaritë e grupit. Pas rotacionit në La Liga përballë Mallorca, Ancelotti do të hedh në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion por do të mungojnë Benzema dhe Militao për shkak dëmtimesh.
Formacionet e Mundshme:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Rodrygo, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti
Leipzig (4-2-3-1): Gulacsi; Henrichs, Orban, Gvardiol, Raum; Laimer, Schlager; Nkunku, Forsberg, Szoboszlai; Werner. Trajner: Marco Rose
Poll