Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kampionët e Botës përballë atyre të La Liga, zbulohet idea për miqësoren e luksit për lamtumirën e Lionel Messit

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët e Botës përballë atyre të La Liga, zbulohet

Çdo tifoz që dëgjon emrin e Lionel Messit padiskutim skuadra e parë që i vjen në mendje është Barcelona. Argjentinasi dhe katalanasit shkruan historinë e futbollit për vite me radhë dhe në Spanjë kampioni i botës arriti majat e suksesit.

Sigurisht largimi i “Pleshtit” nga “Camp Nou” në verën e viti 2021 nuk ishte ajo që pritej, teksa në merkaton e verës u përfol gjërë e gjatë për një rikthim të Messit në Spanjë. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe tashmë po mendohet për një sfidë ku mund t’i jepet lamtumira nga tifozët katalanas ashtu siç argjentinasi e ka merituar.

Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se Barcelona dhe Argjentina po bashkëpunojnë me styre për të zhvilluar një ndeshje miqësore, ku do t’i jepet mundësia Lionel Messit të luante edhe një herë në “Camp Nou” , këtë radhë në stadiumin e ri në vitin 2024.

Interesant është fakti që argjentinasi do të luante për të dyja skuadrët. Në pjesën e parë për Argjentinën dhe në të dytën për Barcelonën, ndërsa në stadium do të prezantonte para tifozëve “Topin e Artë” të 8-tin dhe Kupën e Botës.

Në këtë mënyrë tashmë shumë prej tifozëve katalanas mezi do të presin 2024 për të parë nëse një miqësore e tillë do të realizohet dhe nëse do të mund të shikojnë ‘idhullin’ e tyre në “Camp Nou”. Idea është hedhur, teksa pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga