Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Bolivisë dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Conmebol. Kjo sfidë pritet që të jetë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, ndërsa Televizioni Publik Shqiptar ka vendosur ta transmetojë pa pagesë.
Për të gjithë sportdashësit, ky takim do të mund të ndiqet në ekranin e RTSH, në RTSH Sport në orën 22:00. Në mungesë të kampionatit shqiptar, TVSH po u servir sportdashësve ndeshje të ndryshme ndërkombëtare.

Poll