Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampionati Kombëtar i Rafting, Federata shpall fituesit, vendi i parë do përfaqësojë Shqipërinë në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati Kombëtar i Rafting, Federata shpall fituesit, vendi i parë

Federata Shqiptare e Rafting ka organizuar sot, më 29 Mars 2023, “Kampionatin Kombëtar të Rafting” në qytetin e Beratit. Garuese ishin skuadrat sportive nga  Berati, Përmeti, Skrapari, Dibra, Elbasani, Saranda me teknikën H2H SLALOM (Kokë më Kokë me pengesa).

Ndërsa, shoqatat sportive pjesëmarrëse ishin Albania Rafting Group, Black Drin Adventure, Albania Rafting-Vjosa, Albanian Sport & Tourisem Elbasan.

Ky kampionat tregon se sporti turistik i rafting është përhapur pothuaj në gjithë Shqipërinë, ku ka lumenj të përshtatshëm për këtë sport. Ai vjen pas trajnimeve për guida të specialitetit të veçantë Rafting që Federata Shqiptare e Rafting zhvilloi me aplikantë nga e gjithë Shqipëria, në lumin Osum dhe në lumin Vjosa në Përmet.

Fituesit u renditen si më poshtë:

  • Në vend të tretë skuadra e Bistricës me rezultatin 12 min e 23 sekonda;
  • Në vend të dytë skuadra e Vjosës 11 minuta e 17 minuta;
  •  Në vend të parë Osumi 10 minuta e 44 sekonda me kapiten Murat Mamurani.

Skuadra fituese do të përfaqësoj Shqipërinë ne Kampionatin Botëror të Rafting 2023 që do të zhvillohet në Valtellina, Italy në datat 26 qershor deri më 2 Korrik  2023.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting Zamo Spathara theksoi për pjesëmarrësit se ky kampionat tregoi një rritje të cilësisë nga ana teknike e guidave dhe një rritje të numrit të pjesmarrësve. 5 skuadra do të thotë 5 lumenj ku bëhet rafting gjithë vitin, 5 realitete të konsoliduara, 5 mbrojtës dhe promovues të lumenjëve dhe aktiviteteve turistike ujore.

[gallery jnewsslider_zoom="true" ids="686474,686475,686476,686477"]

E veçanta e këtij trajnimi është se u ndoqën edhe nga qytetarë nga Austria, Kroacia dhe Hungaria, të cilët praktikuan së bashku me trajnerët dhe guidat rafting në lumenjtë shqiptarë.

“Synimi i ardhshëm i Federatës Shqiptare të rafting është ta kthejë rafting në një sport masiv duke filluar të bëhet pjesë e kurrikulave sportive shkollore, veçanërisht në qytetet dhe fshatrat që lumin e kanë pjesë të jetës së tyre”, u shpreh Spathara.

Andrea Gatti, ekspert i jashtëm për trajnim profesional të guidave shqiptare të Rafting që prej vitit 2014 u shpreh:

“Potenciali i lumenjëve Shqiptarë është i paimagjinueshëm dhe shqiptarët dhe gjeneratat e ardhshme do te jetojnë me të ardhurat nga turizmi. Kampionati është i rëndësishëm pasi eshte nje workshop nga pikëpamja teknike dhe e sigurisë dhe mundësi edukimi per te rinjte.”

Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Berat, Federata Botërore e Rafting, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komitetit Olimpik Shqiptar.

[gallery jnewsslider_zoom="true" ids="686481,686480,686479,686478"]

Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvilloj sportin e Rafting në Shqipëri sipas standarteve Ndërkombëtare në respekt të plotë të procedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit. Një disipline sportive dhe rekreative, e hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të licensuara dhe të federuara të rafting.

Federata shqiptare e rafting është anëtare me të drejta të plota e Federatës Botërore të Rafting dhe fryt i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri nëpërmjet rafting.

FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të turizmit Aventurë në Alaskë, Shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindorë AdventureNext_Balkans.

FSHR ka fituar Green Apple Aëard, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më inovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.

[gallery jnewsslider_zoom="true" ids="686482,686483,686484,686485,686486"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga