Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampionati i futbollit 5×5 ul siparin e edicionit të dytë, Tirana 5×5 shpallet ekip kampion i Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i futbollit 5×5 ul siparin e edicionit të dytë,

Tirana 5×5 është skuadra fituese e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 për edicionin futbollistik 2021-2022, pasi mundi në finale Beautiful Albania me rezultatin 4-3.

Në këtë ndeshje të fundit për këtë edicion, që erdhi pas një kampionati të gjatë dhe mjaft të luftuar, Tirana 5×5 ia doli të kurorëzohej si kampione e Shqipërisë në këtë kompeticion, teksa disa javë më parë ia doli të shpallej kampione edhe për zonën e Tiranës. Në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kompleksin “East Park” skuadrat dhuruan spektakël, duke shënuar 7 gola në total, ndërsa në fund buzëqeshi ekipi i Tirana 5×5.

Kupa dhe medaljet për fituesit u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri.

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mbylli kështu edicionin e tij të dytë, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe duke u organizuar në disa zona të vendit, me qindra ekipe të regjistruara, me qëllim rritjen dhe masivizimin e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e sportit më popullor për shqiptarët.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga