Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kampionati do të jetë zjarr deri në fund", Ibraimi: Ferhan Hasani do e ndihmojë shumë Partizanin, ja çfarë ka ndryshuar te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
"Kampionati do të jetë zjarr deri në fund", Ibraimi:

Kukësi arriti të fitonte me rezultatin 0-4 ndaj Skënderbeut në transfertë. Verilindorët nuk zhgënjyen në debutimin e trajnerit Mirel Josa duke marrë kështu fitore e 3-të radhazi. I ftuar në emisionin "Sport Neës Plus", Agimi Ibraimi, një nga autorët e golave ndaj korçarëve u shpreh:

"Vllaznia është me shumë meritë dhe ne që ishim pretendet na doli disi nga mbrapa Vllaznia. Ata luajnë futboll të bukur, por nuk janë skuadër që nuk mposhten. Mendoj se kampionati do të jetë "zjarr" deri në fund".

Ferhan Hasani? "Nuk e di në çfarë faze është nga ana fizike. Po flasim për një lojtar të Kombëtares së Maqedonisë dhe do ta ndihmojë shumë Partizanin.

E rëndësishme për ne është të kemi vazhdimësi. E kemi pasur disi probleme me ekulibrin në fushë, por tani jemi përshtatur njëri-tjetrin. Nuk kemi qenë si skuadra të tjera dhe ne çdo javë luajmë në transfertë e koj ndikon pak.

Ekulibri dhe balanca mes sulmit dhe mbrojtjes mendoj se ka ndryshuar gjatë këtyre javeve. Mendoj se kështu se kështu nuk do të ndalemi deri në fund. Besimin dhe motivini nuk na I merr askush dhe derisa matematika na I lejon do të tentojmë, besoj se qëllimet do t'I arrijmë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga