
Kampionati belg i futbollit gjendet në kaos plotë. Prokuroria e Përgjitshme në këtë vend ka urdhëruar sot kontrolle të shumta dhe arrestime në klube të njohura në vend.
Sipas prokurorisë, nga hetimet për evazion fiskal rreth transferimeve të futbollistëve, ka dalë në skenë edhe tentativa e trukimit të ndeshjeve të sezonit që lamë pas.
Pas një hetimi disamujorë, sot është vendosur të ndërhyrja që ka përfshirë klube të ndryshme në Belgjikë, mes të cilëve edhe Anderlehtin e Kristal Abazajt dhe Ostenden e Sidrit Gurit. Policia sot ka bastisur zyrat e klubeve duke marrë kompjuterë dhe dokumente nga të gjithë. Deri tani ka dhjetëra të arrestuar të cilët janë zyrtarë klubesh, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, avokatë e menaxherë, pa harruar edhe gazetarë të cilët ishin në dijeni të ngjarjeve e bashkëpunonin.