Ne Kosovë po mbahet Kampionati Ballkanik i Beachvolley për moshën U-20. Ky aktivitet ka filluar në 20 korrik dhe do të zgjasë vetëm dy ditë. Shqipëria në këtë kompeticion po përfaqsohet me dy skuadra Shqipëria 1 dhe Shqipëria 2. Volejbollistët Redi Bakiri dhe Leonardo Doda përfaqsojnë ekipin Shqipëria 1, ndërsa Shqipëria 2 përbëhet nga Gesti Kapedani dhe Muharrem Deliu.
Bakiri dhe Kapedani deri më tani kanë bërë paraqitje të shkëlqyera pasi kanë fituar 3 ndeshje duke mos humbur asnjë të tillë. Përsa përket dyshes tjetër ata nuk kanë qenë kaq të sukseshëm sa kolegët e tyre pasi kanë pësuar 2 humbje dhe kanë fituar vetëm një ndeshjë. Takimet e treta kanë përfunduar përkatësisht me këto rezultate Shqipëria 1 - Kosova 3, 2-0 (21-15, 21-9) Shqipëria 2 - Rumania, 1-2 (14-21, 21-16, 10-15).

