
Ekipi i Partizani është duke zhvilluar fazën përgatitore në Itali, ku prej 18 ditësh, trajneri Mark Iuliano është së bashku me ekipin dhe stafin teknik po zhvillojnë përgatitjet e fundit përpara startimit të sezonit të ri futbollistik.
Dje, është zhvilluar stërvitja e ditës së 18, ku tekniku italian ka "shtrydhur" të tijë. Stërvitja ka qenë e karakterit tekniko-taktik. Ngarkesa gjatë gjithë peridhës së qëndrimit në Itali ka qenë maksimale, e tillë do vazhdojë të jetë deri në datën 31 gusht, datë në të cilën të kuqtë mbyllin përgatitjet në Itali për tu rikthyer më pas në Shqipëri.
Momente nga stërvitja e djeshme:
Poll