Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kaloi ekipin poshtë mesit të renditjes, Chelsea shkarkon Graham Potter-in

Shkruar nga NEWSPORT
Kaloi ekipin poshtë mesit të renditjes, Chelsea shkarkon Graham
Humbja e djeshme 0-2 e Chelseat ndaj Aston Villës ishte mundësia e fundit për trajnerin Graham Potter. Anglezi nuk diti ta nxjerrë ekipin nga situata dhe tabela e renditjes e tregon mjaft mirë këtë gjë. Me humbjen e djeshme blutë e Londrës zbritën në vendin e 11-të në Premier League dhe kjo nuk u fal nga drejtuesit e klubit. Vetëm pak çaste më parë klubi bëri zyrtar shkarkimin e trajnerit Potter për mungesën e rezultateve dhe performancën e dobët. Ai bëhet trajneri i dytë që pronari i klubi Ted Boehly shkarkon. Në shtator ai hoqi nga detyra Thomas Tuchel që u zëvëndësua nga Potter. Mbetet për t’u parë se kush do të emërohet si trajner i ri në stolin e bluve. Javës tjetër ata kanë një përballje shumë të fortë në Champions për çerekfinalet ku do të ndeshen me Real Madrid.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga