
Real Madrid përballet me Villareal nesër në orën 16.15, në kuadër të takimit të La Liga. Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane ka zhvilluar sot konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për shumë tema. Diçka u tha edhe për situatën e lojtarëve të ndryshëm, si për shumbull infektimi me Covid i Joviç.
''Nuk dua të hyj fare në debatin për grumbullimet me kombëtaret, por mendoj se kalendari është shumë i ngjeshur dhe intensive. Nuk ndalojmë kurrë dhe nuk mendoj vetëm për skuadrën time, por kam ndarë të njëjtin shqetësim edhe me disa kolegë, pasi kemi provuar të bëjmë diçka. Duhet të mendojmë për shëndetin e futbollistëve, pasi ky intensitet nuk u bën aspak mirë.
Më në fund sot patëm mundësi të punojmë të gjithë bashkë, por Varane u stërvit u veçuar, ndërsa Ramos ka një dëmtim që do ta mbajë disa ditë jashtë fushave.
Sigurisht që ai do të shkojë sa herë të dojë me kombëtaren spanjolle, por mund të them se impenjimi i madh po na kushton. Jemi në situatë të vështirë dhe të mendosh që vetëm tre ditë pas sfidës së nesërme, na pret një impenjim tjetër i madh, ai ndaj Interit në Champions. Po i sforcojmë futbollistët në maksimum me stërvitje, udhëtime të shpeshta dhe ndeshje" - Tha Zidane.