Në Itali janë të shumtë lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë për ekipet italiane. Eljon Toçi është njëri prej tyre, i cili është bërë me skuadër të re.
Në fakt sulmuesi i kombëtares U-21 ka vendosur të qëndrojë në Itali, por nga Fiorentina U-21 ka kaluar te Sestri Levante. Kjo skuadër militon në Serienë C italine, me 20-vjeçarin që do të synojë te jtë protagonist te ekipi ri.
Kujtojmë se Toçi mbajte shiritin e kapitenit te skuadra e të rinjve të Fiorentinës, teksa ka arritur të fitojë 2 Kupa dhe 2 Superkupa Italie me këtë ekip. Gjithashtu ka arritur të shënojë 25 gola dhe ka dhuruar 16 asiste me ekipin vjollcë. Te Sestri Levante Toçi ka kaluar në formë huazimi për një sezon.
Poll
