Mëngjesin e sotëm u raportua i vdekur nga Ministria e Shëndetësisë në spitalin Infektiv të Tiranës një 61-vjeçar. Por përmes një njoftimi të dytë MSH, tha se 61 vjeçari në fakt nuk kishte vdekur por kishte pësuar "vdekje klinike".
Newsport.al mësoi se bëhet fjalë për ish-kampionin e boksit, Skënder Kurti. Skënder Kurti, ish-sportist i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite.
Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës i cili po lufton me COVID 19.
Sipas ministrisë së Shëndetësisqë, ish-trajneri u vendos në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë dhe po bëhen përpjekje për ta shpëtuar.

Poll