
Ka përfunduar ndeshja miqësore midis Al Nassr dhe Inter, e cila u zhvillua në Japoni, atje ku ekipet po kryejnë edhe fazën parapërgatitore.
Të parët në avantazh kaluan arabët me anë të 26-vjeçarit Abdulrahman Ghareeb në minutën e 23-të, teksa për barazimin mendoi afrimi i fundit i Interit Davide Frattesi 20 minuta më vonë.
Në pjesën e dytë ekipet u ndryshuan krejtësisht, gjithashtu Inzaghi vendoste të hidhtë në fushë Kristjan Asllanin. 45 minuta luajti mesfushori nga Elbasani, por pa mundur të lërë shenjë.
Gjithsesi është vetëm një ndeshje miqësore, teksa Asllani ka gjithë sezonin përpara për të treguar veten dhe cilësitë që ai zotëron.
Poll