
Luca Pairetto, një arbitër i njohur italian, është caktuar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit, sonte në orën 20:45 në “Ennio Tardini”.
Ai ka qenë arbitër gjatë ndeshjeve të 8 lojtarëve shqiptarë: Asllani, Ramadani, Gjimshiti, Rrahmani, Ismajli, Ibrahimoviç në Serie A, si dhe Zhegrova e Gurishta në Conference Leage. Pairetto gjithashtu ka qenë arbitër kryesor në ndeshjen ku Ludogorets fitoi 4-0 kundër Ballkanit në kualifikueset e Champions League.
Gjithashtu, Pairetto ka qenë i përfshirë edhe në polemika. Në ndeshjen Roma – Hellas Verona ai nxorri me karton të kuq Jose Mourinhon i cili më pas e akuzoi se punon për Juventusin.
Luca Pairetto ka një karrierë të pasur në futbollin profesionist dhe është një emër i njohur në skenën ndërkombëtare. Ai ka drejtuar ndeshje në Serie A dhe Serie B, duke treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm si një nga gjyqtarët më të mirë në qarkullim.