Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ka fituar medaljen e bronzit në kampionatin evropian, boksieri vlonjat të shtunën për të hyrë në histori

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar medaljen e bronzit në kampionatin evropian, boksieri vlonjat

Santiago Selimaj është një nga boksierat shqiptarë që po spikat në kampionatin europian për 18-vjeçarët. Boksieri i Flamurtarit ka arritur të sigurojë medaljen e bronzit, ndërsa ka mundësinë e madhe për medaljen e artë duke kthyer edhe një herë lavdinë në qytetin e Vlorës. Ky aktivitet sportiv europian po zhvillohet në Budva të Malit të Zi. Vlonjati është stërvitur nga trajneri Gëzim Zeneli dhe është ndeshur për peshat 75 kilogram.

Fillimisht ka fituar ndeshjen ndaj Ajan Ozmen, ndërsa sot ka mposhtur boksierin nga Moldavia, Sveatoslav Voskresenski. Në këtë kompeticion kanë garuar edhe boksierë të tjerë, por vetëm Santiago Selimaj ka arritur t'ia dalë duke shkuar më tej. Në 21 nëntor ai do të përballet me një boksier ukrainas ku do të ketë mundësinë për të fituar medaljen e artë.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga