
Juxhin Xhaja, arbitri i ri që duket se po sfidon moshën për të gjykuar ndeshjet e superiores, sot ka ditëlindjen.
I lindur në 24 maj 1990, 27 vjeçari do ta kalojë këtë ditëlindje me kolegët e punës, në agjencinë ADISA, një agjenci që varet nga Ministria e Inovacionit, dhe merret me procedurat online.
Një punë larg asaj të të qenurit me bilbil në gojë, por që Xhaja e përballon më së miri.
27 vjecar, i talentuar, ka marrë përsipër disa ndeshje të rëndësishme në superiore gjatë këtij sezoni, ku më e rëndësishmja është gjykimi I derbit të fundit mes Tiranës dhe Partizanit, që u mbyll jo shumë lehtë nga gjyqtari, ku një penallti e dhënë prej tij kundër Tiranës, u gjykua gabim në moviolat e pasndeshjes.
Por tashmë gjithcka ka kaluar. Në rrjetet sociale, për 27 vjecarin kanë vërshuar urimet për ditëlindje.