Juventusi do të luajë në orën 18:00 derbin e Italisë ndaj Interit. Ndeshja e vlefshme për javën e 37-të të Serie A do të luhet në "Alianz Stadium" dhe për bardhezinjtë është një ndeshje tepër e rëndësishme pasi kërkojnë të kualifikohen për në Champions.
Momentalisht Juventusi ndodhet në vendin e 5-të dhe sot vlejnë vetëm 3 pikë për të shpresuar në ndalesën e rivalëve. Trajneri Pirlo ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar dhe për këtë sfidë nuk do të ketë asnjë mungesë, por do të jetë "all in" për të arritur fitoren.

Poll