Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juventusi largon sulmuesin, gati vizitat mjekësore te madrilenët

Shkruar nga NEWSPORT
Juventusi largon sulmuesin, gati vizitat mjekësore te madrilenët

Pas një gjysmë sezoni për t’u harruar, me asnjë gol të shënuar në 12 ndeshje, Moise Kean është gjithnjë e më larg Juventusit. Sulmuesi italian po përgatit largimin dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Spanja.

Me shumë mundësi, “shtëpia” e re e sulmuesit do të jetë Atletico Madrid. Deri në fund të kësaj jave, pritet që Kean të udhëtojë drejtë Spanjës, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Më pas ai do të nënshkruajë kontratën që do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit aktual.

23-vjeçari do të bashkohet me “Los Colchoneros” në formën e huazimit, me këta të fundit që nuk do të kenë të drejtë apo detyrim blerje. Pavarësisht se “Zonja e Vjetër” po e largon Kean nga ekipi, nuk duan që t’i humbasin përfundimisht shërbimet e tij, pasi besojnë te aftësitë që ai ka.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga