Mario Mitaj ishte ndër lojtarët që luajtën 90 minuta të plota, në dy miqësoret e Kombëtaret. Dhe pse përfaqësuesja kuqezi humbi në takimet me Kilin dhe Suedinë, Mitaj nuk zhgënjeu me paraqitjet e tij.
Mbrojtësi 20-vjeçar ishte ndër të dalluarit dhe për këtë Juventus mund të ketë marrë sinjale pozitive. Kjo pasi klubi italian u përfol për një interesim, ndërsa në ndeshjen me Kilin në Itali e vëzhguan paraqitjen e Mitaj.
Kontrata e tij me Lokomotivën e Moskës është e vlefshme deri në vitin 2027. Klubi rus e bleu kartonin e tij nga AEK i Athinës rreth 2 vite më parë për shifrën e 3 milionë eurove. Ky investim ka rezultuar i duhuri deri tani për Lokomotivën e Moskës.
Poll