Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Juve në garë me Barçën për Douglas Costa, kampionët e Italisë kanë dy avantazhe ndaj katalanasve për brazilianin

Shkruar nga NEWSPORT
Juve në garë me Barçën për Douglas Costa,

Juventus po tregohet shumë aktiv në këtë merkato vere. Emri më i lakuar për momentin është ai i mesfushorit të Bayern Munchen, Douglas Costa.

Mbërritja e mundshme e Alexis Sanchez në Mynih, do t'i hapte rrugë kalimit të Costa-s te Juventus.

Barcelona gjithashtu interesohet për brazilianin e Bayern Munchen, por Juventus ka një avantazh, pasi presidenti Andrea Agnelli ka raporte të mira me zv.presidentin e Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge.

"Corriere dello Sport" raporton se ditën e sotme ka pasur një takim mes Drejtorit Sportiv të Juventusit, Marotta dhe agjentit të Douglas Costa-s, ndërsa ende nuk është gjetur akordi financiar me klubin e Bayern Munchen.

Gjithsesi, Costa ka dëshirë të kalojë te Juventus dhe një gjë e tillë është një tjetër avantazh për kampionët e Serisë A.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu