
Jurgen Bardhi, ashtu si lojtarët e tjerë të Partizanit ka dhënë një prononcim për Supersport. Talenti i të kuqve foli për derbin e parafundit, i cili u luajt në dy ditë. Ai u fut në lojë si zëvendësues, megjithatë pati një rast të artë për t'i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Por gjithsesi në fund ndeshja përfundoi 0-0. Për këtë Bardhi deklaroi: "Në atë ndeshje e kisha dhe familjen time aty duke më ndjekur. Nëse do të kisha shënuar atë gol, do të ishte gjëja më e bukur në jetën time.
Më ka ngelur peng dhe besoj se do të më shoqërojë për një kohë të gjatë. Për sa i përket talentëve në këtë sezon, mund të them që si Tirana, ashtu dhe Partizani kanë talente plot", ka përfunduar Jurgen Bardhi.
Poll