Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jupi: Dhimbje koke për çdo ekip, mënyra si po bie Vllaznia është e shëmtuar

Shkruar nga NEWSPORT
Jupi: Dhimbje koke për çdo ekip, mënyra si po bie Vllaznia

Redi Jupi është i ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", ku ka folur për gjendjen aktuale të kampionatit shqiptar dhe gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Vllaznia.

"Është më e komplikuar se kaq, Vllaznia ka pasur problemet e veta. Kamza ka treguar shumë teknikisht, ka bërë shumë, ka luftuar konjukturat. Kjo mbështetja te sistemi e Vllaznisë, e ka squllur për të mos pasur qëndrimin në kategori. Dhimbje ka për çdo ekip, por sa më e madhe është tradita, aq më e madhe është dhimbja. Bien 100 vite histori që kanë lidhje jo vetëm me Vllazninë. Mënyra si po bie është më e shëmtuara e mundshme, se po bie pa dhënë maksimumin. Mund të  biesh nëse jep maksimumin, edhe publiku të kupton. Por nuk ka qenë ky rasti i Vllaznisë, emrat e lojtarëve janë për pozicione komode, por Vllaznia ka dhënë shumë pak. Më dinjitoze ishte Lushnja e vendit të fundit, ajo ka dhënë diçka më shumë se aftësitë që ka. Vllaznia në tre javët e fundit nuk ka dhënë asgjë". /NEWSPORT.AL/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga