Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Debutoi e me dy gola në kombëtare në moshën 32-vjeçare, JOSELU pas rekordit historik: Nuk mund ta besoj

Shkruar nga NEWSPORT
Debutoi e me dy gola në kombëtare në moshën
Spanja mori një fitore 3-0 ndaj Norvegjisë. Një nga protagonistët e kësaj fitoreje ishte Joselu, i cili edhe pse luanti vetëm 9 minuta arriti të gjente rrugën e rrjetës 2 herë. Interesant është fakti që sulmuesi debutoi me fitore te kombëtarja në moshën 32-vjeçare, pasi për herë të parë në karrierën e tij kishte marrë ftesën për të veshur fanelën e “Furisë së Kuqe”. Në këtë mënyrë Joselu është lojtari më i vjetër 32-vjeç dhe 363 ditësh që debuton me gol në kombëtaren e Spanjës që nga viti 2006, duek shënuar pas 146 sekondash që kur hyri si zëvendësues. Gjithashtu është lojtari i parë që hyn si zëvendësues dhe shënon dy gola. Një arritje historike për të.  “Ende nuk mund ta besoj. Është më e mira që një lojtar mund të dëshirojë. Puna e palodhur shpërblehet, kjo është ajo që më jep forcë për të vazhduar. Ndihem si një djalë 18-vjeçar!”, ka thënë Joselu pas ndeshjes.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga