
Jose Mourinho mori drejtimin e Tottenham, pasi ekipi nga Londra shkarkoi për rezultate të dobëta trajnerin Pochetino. Menjëherë u ndie dora e "Special One", me klubin nga Londra që ka fituar të treja ndeshjet në drejtimin e tij.
Nga Anglia zbulohet edhe dëshira e parë e portugezit. Mourinho kërkon me ngulm talentin e Juventus, Paulo Dybala. Argjentinasit i përfundon kontrata në vitin 2022 dhe duket se drejtuesit e "Zonjës" nuk kanë ndërmend të rinovojnë me lojtarin 26 vjeçar. Tottenham pritet të ofrojë plot 85 milion euro, me mëngjarashin që do të fitonte zemrat e tifozëve.
Poll