
Jo vetëm Kategoria Superiore, ditën e sotme janë kthyer në fushë edhe të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë.
Pas dy muajsh ndalesë për shkak të Covid-19, ekipet e së Parës kanë kryer stërvitjen e parë. Kastrioti dhe Korabi janë dy nga ekipet e Grupit A që me grupin e plotë kanë zhvilluar seancën e parë.
Të dyja klubet kanë respektuar protokollin e dhënë nga FSHF-ja duke u matur temperaturën lojtarëve dhe duke udhëzuar që të qendrojnë në distanca për të evituar përhapjen e virusit. Kastrioti ndodhet në vendin e parë në Grupin A dhe është shumë pranë rikthimit në Superligë.
Poll