Cristiano Ronaldo që kur ndërpreu kontratën me Manchester United, vazhdon të flitet për një kalim te skuadra e Al Nassr. Arabët i kanë premtuar CR7-tës se do të bëhej një “sheik”, me portugezin që akoma nuk ka thënë fjalën e tij të fundit.
Nëse mendoni se arabët mund të ndalojnë këtu e keni shumë gabim. Ekipi nga Arabia Saudite po mendon një tjetër emër big për të transferuar këtë merkato. Sipas “FootMercato” bëhet fjalë për mesfushori e Chelsea, N'Golo Kanté, i cili del lojtarë i lirë në qershor të vitit 2023.
31-vjeçari kohët e fundit ka vuajtur nga një dëmtim që e ka mbajtur larg fushave të blerat për 18 muaj, por skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia e shikon francezin si një element kyç në formacionin e tij.