
Çështja e trajnerit të ri të Brazilit sa vjen e qartësohet nga dita në ditë. Carlo Ancelotti pritet të jetë zëvëndësuesi i Tites në kombëtare. Tekniku italian në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Real Madrid për të marrë përsipër për herë të parë në karrierën e tij drejtimin e një kombëtareje.
Emri i tij u sugjerua për herë të parë në Federatë nga Ronaldo Fenomeni por ai ka dërguar një tjetër emër kësaj rradhe, jo për pozitën e trjanerit por për atë të drejtorit teknik. Ricardo Kaka, legjendë e Milanit dhe Brazilit me të cilët ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, është emri i propozuar nga ikona e futbollit.
Ky propozim shihet me sy të mirë nga të gjitha palët dhe tashmë duket se bordi drejtues i “Seleccao” është drejt rigrupimit.